Andrea Barzagli beson se Gonzalo Higuain do të mund të bëjë dallimin për Juventusin, pasi ata shkojnë në kërkim të titullit të parë të Ligës së Kampionëve në 20 vjet e fundit.
Sulmuesi argjentinas iu bashkua Juventusit nga Napoli në një marrëveshje me vlerë 90 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me kampionët aktual të Series A.
Juve iu afrua titullit në finalen e Ligës së Kampionëve në 2014-15, por u eliminua në raundin e 16 të sezonit të kaluar dhe janë të dëshpëruar, dhe këtë vit dëshirojnë t’i shkojnë deri në fund rrugës këtë herë.
“Duke pasur parasysh numrin e ndeshjeve që do të luajmë, Higuain mund të jetë ndryshimi për ne gjatë sezonit”, deklaroi fillimisht Barzagli.
“Ai është një qendërsulmues i shkëlqyer dhe ai ka e treguar me numrin e golave që ka shënuar kudo që ka qenë”.
“Liga e Kampionëve është një garë si asnjë tjetër me një pjesë të vogël të vërtetë të pretenduesve të klasit botëror. Ne e dimë se rruga për të shkuar në finale është një e vështirë, por jemi rritur shumë gjatë disa sezoneve të fundit dhe ne shpresojmë për të shkuar një hap ose dy më tej këtë herë”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/