Andrea Barzagli mendon se edhe Napoli e ka merituar titullin e Serie A këtë sezon, mirëpo shtatë triumfe radhazi për Juventusin paraqesin një arritje hisotrike.
Barazimi pa gola ndaj Romës ia siguroi Zonjës së Vjetër Scudetton për sezonin 2017/2018. Kjo arritje erdhi vetëm disa ditë pasi Bianconerët e fituan Kupën e Italisë duke e mposhtur Milanin në finale.
Në këtë mënyrë, krahas shtatë titujve radhazi, Juve e ka fituar katër herë radhazi edhe trofeun e Coppa Italia.
“Kemi hyrë në librat e historisë dhe ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm”, ka thënë Barzagli për Mediaset Premium.
“Nuk ka qenë lehtë, por bëmë një punë të shkëlqyer dhe tash po festojmë me tifozët tanë. Scudettoja më e fundit gjithmonë duket më e mira, por shtatë radhazi janë vërtet historike”.
“Napoli ka pasur një sezon shumë të mirë dhe ndoshta edhe ata e kanë merituar të fitonin, por së bashku e kemi bërë fascinuese Serie A”.
“Ndoshta dallimi është se ne kemi qenë më të qëndrueshëm. Në sezonin e ardhshëm, mendoj se akoma do të jem këtu duke luftuar”, ka shtuar mbrojtësi veteran. /Telegrafi/