Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli pritet të jetë jashtë fushave për dy javë pas pësimit të një lëndimi ndaj Crotones të mërkurën mbrëma.
35-vjeçari italian zëvendësoi Dani Alves në fazat e fundit të ndeshjes dhe u tha se ka ndjerë siklet pasi loja kishte mbaruar.
Raporti i Gazzetta dello Sport theksoi se italiani duket të jetë jashtë për rreth dy javë me këtë problem, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, një njoftim zyrtar nga ‘Zonja e Vjetër’ ende nuk ka ardhur, por pritet konfirmimi më vonë gjatë ditës.
Barzagli ka pësuar tashmë një lëndim të mëhershëm, ku ndrydhi shpatullën në fillim të nëntorit, e cila mbajti atë jashtë fushave për rreth gjashtë javë. /Telegrafi/