Marc Bartra ka bërë të ditur se ai nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet te Barcelona në një të ardhme të afërt.
Mbrojtësi spanjoll që u larguar fillimisht në drejtim të Borussia Dortmundi nga katalunasit e më pas për t’u rikthyer në La Liga te Real Betisi ka zbuluar detaje nga e ardhmja e tij.
Bartra ishte pjesë e formacionit të skuadrës spanjolle në fitoren 2-1 ndaj Real Madridit në fundjavën e kaluar, derisa ka rrëfyer se e dëshiron rikthimin te Blaugranasit.
“Tani për tani jam i fokusuar totalisht te Betisi”, ka thënë ai në një intervistë për Mundo Deportivon.
“Jam duke u ndierë mjaftë mirë këtu edhe pse nuk i kam mbyllur dyert për rikthimin te Barcelona. Kam kaluar 15 vite atje dhe ato ishin vite të mira”, ka shtuar më tej ai.
Barcelona ende nuk ka shfaqur interesim për të, gjersa lojtari ishte larguar në vitin 2016 nga Camp Nou. /Telegrafi/