Marc Bartra ka hedhur një paralele interesante të krahasimit të dy futbollistë.
Mbrojtësi spanjoll u transferua këtë sezon nga Barcelona te Borussia Dormund për një shifër të raportuar prej rreth tetë milionë eurove.
Që nga transferimi i tij te gjigantët e Bundesligas, Bartra, është gjetur mirë me lojën e tij, por edhe është kombinuar me bashkëlojtarët.
Një futbollist i ri, i cili i ka lënë mbresa qendërmbrojtësit spanjoll është gjermani i talentuar, Julian Weigl, i cili i ngjason shumë me ish-bashkëlojtarin e tij te Barça, Sergio Busquetsin.
“Busquets është më i mirë në botë në pozitën e tij”, ka deklaruar fillimisht Bartra.
“Por, Julian [Weigl] është shumë i ngjashëm me Busquetsin”, përcjell Telegrafi.
“Ai dikton lojën nga mesfusha dhe na ndihmon shumë kur ne humbim topin”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/