Site icon Telegrafi

Bartra drejt rikthimit në La Liga

Marc Barta po rikthehet përsëri në kampionatin spanjoll por jo te Barcelona.

Mbrojtësi spanjoll ka humbur vendin e titullarit tek gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Për një vit e gjysmë, Bartra ka qenë titullar i rregullt te Dortmundi por pa arritur të bind me paraqitjet e tij.

Kësisoj verdhezinjtë kanë transferuar mbrojtësin zviceran Manuel Akanji dhe Bartra ka humbur pozitën e titullarit.

Spanjolli ka kërkuar largimin nga klubi dhe po dëshiron rikthimin në kampionatin spanjoll La Liga.

Është skuadra e Real Betis që ka shfaqur interesim për ta rikthyer në vendlindje Bartran.

Betis është e gatshme të shpenzojë rreth tetë milionë euro për transferimin e Bartras, shumë e barabartë që pagoi Dortmundi te Barcelona.

Në 20 ndeshje sa ka luajtur këtë edicion me fanellën e Dortmundit, Bartra ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Interesim për reprezentuesin spanjoll ka shfaqur edhe skuadra angleze Swansea City. /Telegrafi/

Exit mobile version