Telegrafi

Barton e pranon se e kishte lënduar me qëllim Alonson, pasi i vodhi transferimin te Liverpooli (Foto/Video)

Joey Barton që aktualisht luan me Rangers në vitin 2004 ishte afër transferimit te Liverpooli, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Në atë kohë ai ishte afër transferimit, por Liverpooli ndërroi fokus, duke ofruar në skuadër mesfushorin spanjoll Xabi Alonso.

Në krye të skuadrës erdhi Rafael Benitez i cili e kishte si dëshirë të parë Alonson.

Por se si ju hakmor Barton, mesfushorit të ri të Liverpoolit në atë kohë, është histori në vete, pasi anglezi e konsideronte spanjollin si ‘hajdut’ që i kishte ‘vjedhur’ transferimin te Liverpooli.

Lexo po ashtu Lojtarët që kanë shënuar të paktën në dy derbi lokalë të ndryshëm (Foto)

Ishte ndeshja Liverpool–Newcastle (3-0) e viti 2009 kur Barton u detyrua të lërë fushën, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Ai ndërhyri shumë keq në Alonson i cili me barelë doli nga fusha.

Ai e ka zbuluar këtë gjë në autobiografinë e re të tij.

Kartoni i kuq pas ndërhyrjes ndaj Alonsos

“Sipas informacionit që kam, Steven Gerrard ka këmbëngulur që Liverpool të nënshkruante me mua në vitin 2004, pasi ai ndjente se ne kishim potencialin për të krijuar një partneritet të suksesshëm”, ka thënë fillimisht Barton duke treguar se kishte takime dhe me ish trajnerin Gerard Houllier dhe ishin marr vesh për gjithçka.

“Transferimi? Ai nuk ndodhi kurrë dhe unë mbeta jashtë planeve. Gjithçka që kishte mbetur për tu diskutuar me Cityn ishte vetëm shuma, kur Rafa Benitez mori në duar skuadrën nga Gerard Houllier. Unë isha në Dubai kur u informova se në vendin tim, ai kishte vendosur të nënshkruante me një djalosh nga Real Sociedad, i cili sapo ishte përfshirë në përfaqësuesen spanjolle”, përshkruan situatën Barton.

Alonso del nga fusha me barel

“Në vitin 2009, kur ishin edhe 13 minuta nga përfundimi i ndeshjes, Liverpool ishte me dy gola në avantazh. Tifozët bërtisnin “Ole, ole, ole! Xabi po mbante topin pranë flamurit të këndit, më gjatë seç duhej, çka më dha mua kohë që të ndërhyja ndaj tij, për të shpërthyer të gjithë mërinë time, aq mirë sa mundja”.

“Alonso doli jashtë fushe me barelë, ndërsa unë me karton të kuq”, tregon Barton në autobiografinë e tij duke thënë se ajo ishte një hakmarrje që nuk e la të shkonte te Liverpooli. /Telegrafi/