Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron që të vazhdojë bashkpunimin me Ernesto Valverden si dhe Jordi Alban.
Mbrojtësi brenda 18 muajve i përfundon kontrata e tanishme me kataluansit derisa marrëveshja e trajnerit mbaron në qershor të këtij viti.
“Dua që Valverde dhe Alba të vazhdojnë. Jam i sigurt se Valverde do të bëjë një sezon të tretë me ne, unë mendoj se është duke treguar besim me të gjithë dhe Alba tashmë e di se do të doja që të jetë me ne edhe në pesë vjet e ardhshme dhe të dalë në pension si lojtar i Barçës”.
“Dua që të jetë pesë vjet më shumë me ne, por ka edhe kufizime ekonomike, klubi varet nga këto të ardhura dhe lojtari duhet të dijë se ekzistojnë kufijtë e pagës”, tha presidenti.
Theksojmë se së fundi mbrojtësi spanjoll u raportua se mund t’i bashkohet skuadrës angleze të Manchester Cityt.
Alba deri më tani ka pasur 182 paraqitje për kataluansit dhe ka shënuar vetëm shtatë gola.
Ndryshe, Valverde ka fituar një trofe të La Ligës, një të Copa del Rey si dhe SuperKupën e Spanjës. /Telegrafi/