Site icon Telegrafi

Bartomeu: Me transferimin e Neymar, shkelet rregullorja e “Financial Fair Play”

Është e pamundur që ndonjë ekip të paguajë klauzolën e largimit të Neymar. Kështu pohon presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili i referohet raportimeve se braziliani do të transferohet te Paris Saint-Germain.

“Neymar nuk është në shitje gjatë këtij afati kalimtar”, tha presidenti i klubit për AP.

“Këto klauzola janë të pamundura për t’i aktivizuar pasi që nuk janë në përputhje me Financial Fair Play (FFP)”, shtoi Bartomeu.

“Nëse veprohet në përputhje me rregullat e FFP-së, atëherë braziliani do të mbetet te skuadra e Barcelonës”, sipas Bartomeu, pavarësisht nga spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen brazilianit dhe pakënaqësisë për të mbetur në hijen e Lionel Messit.

“Ai ka një kontratë të vlefshme katërvjeçare dhe sigurisht që do të qëndrojë pjesë e ekipit tonë”, vuri në dukje Bartomeu.

Theksojmë se parisienët janë të gatshëm të paguajnë 222 milionë euro për blerjen e Neymar. /Telegrafi/

Exit mobile version