Telegrafi

“Bartomeu po gënjen duke thënë se Messi ka nënshkruar kontratë të re me klubi”

Josep Maria Bartomeu është duke gënjyer për rinovimin e kontratës me Lionel Messin, sipas kandidatit për presidenti të Barcelonës, Agusti Benedito.

Bartomeu kishte thënë se argjentinasi ka marrëveshje me klubin dhe ka mbetur vetëm të bëhen foto dhe Messi ta vendos nënshkrimin në kontratë.

Por Benedito insiston se kjo është një gënjeshtër e madhe nga presidenti aktual.

“Bartomeu ka thënë se kontrata është nënshkruar, por nuk ka asgjë të vërtet”.

“Kontrata pa nënshkrimin e Messit nuk është valide. Është nënshkruar nga babai, por duhet edhe nënshkrimi i lojtarit”.

“Është e mundur që prania e Bartomeut të jetë pengesa kryesore. Shpresoj që presidenti ta shpjegojë të vërtetën, sepse kjo nuk është hera e parë që ai ka gënjyer”, ka thënë Benedito.

Nëse Benedito del të jetë i saktë, marrëveshja e tanishme e Messit do të përfundojë verën e ardhshme.

Lojtari mund të largohet si i lirë nga Camp Nou, ku e ka kaluar të gjithë karrierën e tij. /Telegrafi/