Telegrafi

Bartomeu përmend shtatë lojtarët që nuk do të shiten nga Barcelona

Josep Maria Bartomeu ka emëruar shtatë lojtarët që nuk janë në shitje në këtë verë nga Barcelona.

Presidenti ka mbajtur një konferencë për media, aty ku ka treguar se kush nuk largohet nga skuadra katalunase.

“Kush nuk është në shitje? Leo Messo”, ka thënë Bartomeu për Barca TV.

Barcelona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ai e di këtë, ai është lojtari më i mirë në botë. Në shitje po ashtu nuk janë edhe Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Frenkie de Jong, Clement Lenglet, Ousmane Dembele…po ashtu edhe Antoine Griezmman”, ka thënë ai.

Ai ka lënë jashtë liste emra si Jordi Alba, Gerard Pique, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Luis Suarez.

Mbetet të shihet se kush do të shitet nga skuadra katalunase në këtë verë, mirëpo e ardhmja e Messit është ende në dilema. /Telegrafi/