Telegrafi

Bartomeu paraqitet në gjykatë për skandalin “BarçaGate”

Josep Maria Bartomeu është paraqitur në gjykatë për skandalin “BarçaGate” që u publikua në vitin e kaluar.

Ish-presidenti i Barcelonës thuhej se kishte punësuar një kompani që do të shkatërronte imazhin e shumë personave në klub, kryesisht kundërshtarë të tij.

Lexo po ashtu Bastisje në zyrat e Barcelonës

Në mesin e tyre ishte edhe Lionel Messi, që në muajin gusht të vitit 2020 ofroi letrën për largim nga klubi.

Sidoqoftë, në mëngjesin e së hënës, policia e Spanjës ka kryer një bastisje në zyrat e Barcelonës, duke e arrestuar Bartomeun dhe dy drejtorë të tjerë.

Lexo po ashtu Bartomeu arrestohet nga policia e Spanjës

Ish-kreu i klubit qëndroi në paraburgim, derisa duket se do të mbrohet në liri për skandalin.

Pas largimit nga gjykata, një tifoz iu afrua Bartomeut, duke publikuar më pas një video në rrejtët sociale. /Telegrafi/