Josep Martomeu ka konfirmuar se ata do të fokusohen gjatë edicionit 2020/21 në akademinë e klubit, se sa në transferimin e emrave të mëdhenj.
Blaugranasit nuk duan të shpenzojnë më në emra të mëdhenj dhe do të jenë më të interesuar në lojtarët e akademisë.
Edhe pse po interesohen për Lautaro Martinezin e Interin e Pierre-Emerick Aubameyangun e Arsenalit, Bartomeu ka bërë të ditur se ata nuk janë duke nxituar.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, 57-vjeçari deklaroi se: “Ne tashmë kemi transferua Miralem Pjanicin, por fokusi ynë do të jetë te lojtarët e akademisë”.
“Nuk do të nxitohemi, do të shikojmë më shumë nga e ardhmja se sa tek emrat e mëdhenj”, ka shtuar më tej ia.
Bartomeu iu referuar lojtarëve si Ansu Fati e Riqui Puig, që kanë shkëlqyer në këtë edicion që sapo lamë pas.
Lojtarë të tjerë që pritet shumë shpejtë të luajnë në skuadrën e parë ajnë edhe emra si, Ronald Araujo dhe Alex Collado, derisa nuk përjashtohen as Dani Morer, Aranu Tenas e Rey Manaj. /Telegrafi/