Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk e kanë merituar kalimin tutje kundër Romës.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 4-1, ndërsa në Romë u mbyll 3-0.
“Ata luajtën më mirë, nuk jam i lumtur për fansat”.
“Jemi të dëshpëruar, por duhet ta urojmë Romën dhe fansat e tyre”.
“Duhet ta analizojmë atë se çfarë ndodhi, t’i kthehemi Kupës, por edhe kampionatit, pasi sot jemi të dëshpëruar”.
“Ata (Roma) dominuan lojën dhe besojnë në vetvete. Kur beson, sulmon dhe kjo ndodh”.
“Duam ta analizojmë dhe të kthehemi me forcë, sepse kemi një lojë të rëndësishme kundër Valencias”.
“Unë jam i sigurt se lojtarët do të kthehen edhe pse ky është një zhgënjim i madh”, ka thënë Bartomeu. /Telegrafi/