Site icon Telegrafi

Bartomeu: Klubi po konsideron largimin nga La Liga dhe bashkimin me njërën nga ligat tjera të mëdha  

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se liderët e La Ligës po konsiderojnë të largohet nga kampionati spanjoll dhe të luajnë jashtë Spanjës nëse Katalunia fiton pavarësinë, dhe kjo mund t’i shohë ata duke u përpjekur të bashkohen me Ligën Premier ose njërën nga ligat tjera të mëdha.

Mbi 90 për qind e njerëzve kanë votuar për pavarësim nga Spanja gjatë referendumit të mbajtur në Kataluni, pasi rajoni është në rrugë për t’u bërë i pavarur.

Lexo po ashtu Klubet që do të largoheshin nga kampionatet spanjolle të futbollit në rast se pavarësohet Katalunia

Megjithatë, përplasjet e dhunshme çuan ndeshjen e ligës së Barcelonës kundër Las Palmasit të dielën që të luhet pas dyerve të mbyllura, pas përleshjeve të dhunshme gjatë votimit.

Camp Nou i zbrazët gjatë ndeshjes Barcelona – Las Palmas

Bartomeu ka konfirmuar planin e ekipit të tij për të shkuar në grevë në shenjë proteste ndaj goditjes së dhunshme nga ana e policisë dhe Gardës Civile duke refuzuar kështu që klubi të stërvitën të martën.

Dhe tani ai ka zbuluar se bordi i Barcelonës do të diskutojë se ku klubi do të luajë futboll në të ardhmen, potencialisht duke lëvizur klubin në një nga ligat e tjera kryesore të Evropës.

Barcelona në foton e klubit doli me fanellat me ngjyra të Katalunisë

Duke folur në një deklaratë për shtyp për të shpjeguar vendimin për të luajtur para një stadiumi të zbrazët të dielën, ai tha: “Këtu në FC Barcelona kemi vendosur që ne të duhej të merrnim njëfarë masash për të treguar indinjatën tonë në botë”.

Lexo po ashtu Presidenti i Barçës, Bartomeu tregon arsyen reale pse takimi ndaj Las Palmas u luajt pa tifozë: Nuk ishte për shkaqe sigurie

“Ka pasur shumë çështje në diskutim dhe i kemi diskutuar këto me departamentet e ndryshme të klubit: drejtorët, ekzekutivët, trajnerët dhe lojtarët”.

“Unë duhet të them se kjo ishte një nga vendimet më të vështira që kam pasur ndonjëherë që kur jam bërë si presidenti i Barcelonës”, ka thënë Bartomeu. /Telegrafi/

Exit mobile version