Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se tifozët janë duke shpresuar për një edicion që mund të fitojnë të gjithë trofetë.
Tifozët kanë ofruar votën e mosbesimit ndaj kreut të klubit katalunas, pas rrëmujës së shkaktuar, derisa Lionel Messi ishte afër të largohej.
Sidoqoftë, ai ka refuzuar të flas për atë pikë, ndërsa ka besim se me Ronald Komeanin si trajner, gjerat do shkojnë duke u përmirësuar.
“Tifozët e Barcelonës kanë filluar këtë edicion me shpresë se do të kemi rezultatet të mira”, ka thënë Bartomeu për Esport3.
“Në futboll, ne kemi një skuadër të re dhe entuziaste që mund të ofroj shumë kënaqësi. Basketbolli ka filluar me rezultate të mira por edhe ekipi i femrave në futboll është mirë”.
“Ne presim që në këtë edicion të garojmë për të gjithë trofetë dhe të jetë edicion i yni, aty ku do t’i shpërblejmë tifozët”, ka shtuar më tej ai.
Bartomeu nuk e ka të sigurt postin e presidentit dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet për kreun e klubit. /Telegrafi/