Ernesto Valverde është informua nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, se ai nuk do të jetë më trajneri i Barcelonës, në gjatë takimit e së hënës në mëngjes.
Pas eliminimit të Barcelonës në Superkupë të Spanjës kundër Atletico Madridit, e ardhmja e Valverde ka qenë në ajër, ku Xavit tashmë i ishte ofruar kjo punë.
Oscar Grau, Eric Abidal dhe Ramon Planes ishin gjithashtu të pranishëm në takim ndërsa presidenti shpjegoi arsyet e tij për vendimin e marr.
Gjithashtu pastaj u diskutua edhe për pasardhësit e mundshëm të Valverdes në stolin e Barcelonës.
Vendimi është marr dhe klubit pritet të dal me komunikatë sot ose nesër,shkruajnë mediat spanjolle.
Megjithëse disa anëtarë të bordit janë të mërzitur për mënyrën se si është larguar Valverde. /Telegrafi/