Telegrafi

Bartomeu hedh poshtë mundësinë e rikthimit të Neymarit

Neymar po lidhet me një rikthim te Barcelona, por Josep Maria Bartomeu, ka hedhur poshtë mundësitë që një gjë e tillë të ndodhë.

Presidenti i klubit katalanas ka thënë se ai nuk ka folur me yllin e PSG-së për një gjë të tillë.

Neymar është lidhur me një rikthim në Camp Nou, por presidenti i klubit thotë se nuk ka biseduar as me lojtarin as me babain e tij për një gjë të tillë.

“Unë kurrë nuk kam folur me ta, e as lojtari ose babai i tij nuk më kanë telefonuar për rikthimin te Barca. Ata nuk na kanë njoftuar për këtëj”.

“Ne po bëhemi gati për sezonin e ardhshëm dhe emri i Neymarit nuk është në tavolinë”.

Foto: Marca.com

“Ne po flasim për një lojtar të PSG-së dhe nuk mendoj se PSG dëshiron ta largojë një lojtar si ai”, u shpreh Bartomeu.

Jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, Neymar ka shënuar këtë sezon 20 gola në 23 ndeshje. /Telegrafi/