Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar se Blaugranat ishin të interesuar ta sillnin Paul Pogban në klub, por nuk mund të barazonin ofertën e Manchester Unitedit për francezin.
Pogba ishte si fëmijë te Unitedit kur u largua drejt Juventusit para se të kthehej përsëri në Old Trafford për 90 milionë funte (105 milionë euro).
“Në 2015, Pogba po luante për Juventusin dhe u thamë atyre se nëse ata vendosin ta shesin, do të ishim të interesuar për të”.
“Kur na thanë se çfarë ofroi Unitedi , thjesht nuk mund ta ofronim atë lloj të parave. Pogba i ka përmirësuar ata shumë, pasi ai është një nga emrat më të mëdhenj dhe më të mirë në futbollin botëror”.
Bartomeu u pyet edhe për mendimin e tij rreth Ligës Premier , ku theksoi se La Liga mbetet liga më e mirë në botë.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse në Ligën Premier ka gjashtë ose shtatë skuadra të cilët gjithmonë janë në luftë për të fituar kampionatin”.
“Kjo është një ligë shumë konkurruese, me vetëm La Ligan para saj”.
Presidenti i Barcelonës, ka refuzuar që të përfshihen në spekulimet për transferime. “Unë preferoj të mos flas për lojtarët e ekipeve tjera, sepse jam i sigurt se edhe ne kemi shumë lojtarë që do të përmirësonin ekipet e tjera”, deklaroi ai. /Telegrafi/