Telegrafi

Bartomeu e konfirmon: Koeman do të jetë trajner i ri i Barcelonës

Josep Bartomeu ka konfirmuar se Ronald Koeman do të jetë trajneri i tyre i ri.

Klubi katalunas shkarkoi Quique Setien në mbrëmjen e kaluar, pas dështimit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Barcelona vendosi që të emërojë Koemanin si strategun e tyre të ri, derisa Josep Maria Bartoemu e konfirmoi lajmin.

“Nëse asgjë nuk shkon për keq, Koeman do të jetë kryetrajneri për edicionin e ri. Ne tashmë e dimë se si mendon ai dhe filozofinë e tij”, ka thënë presidenti i Blaugranasve.

Lexo po ashtu Ronald Koeman mund të transformojë Barcelonën me disa top transferime - kështu mund të duket formacioni

“Ne jemi edhe në fazën e zgjedhjeve presidenciale që mbahen më 15 mars të vitit të ardhshëm, mirëpo shpresojmë që deri atëherë të ketë tranzicion në skuadër”, ka shtuar më tej ai.

Koeman pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Barcelonën, derisa kombëtarja e Holandës do të fitojë pesë milionë euro nga shkëputja e kontratës së trajnerit. /Telegrafi/