Site icon Telegrafi

Bartomeu: Barcelona do të humb miliona euro për ndeshjen me Napolin

Lajmi se ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet pa shikues.

Presidenti i Blaugranave, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se vendimi të luhet ta tifoz do t’i kushtojë klubit 6 milionë euro.

Përhapja e Coronavirus ka bërë ngjarjet sportive në të gjithë botën, por edhe në Spanjën të zhvillohen me dyer të mbyllura, ose të pezullohen.

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Ka sigurisht një humbje ekonomike. Jo vetëm për Barcelona, por për çdo klub që duhet të luajë pas dyerve të mbyllura”.

“Problemi është problemi i të gjithëve dhe paratë janë një faktor dytësor, shëndeti vjen në radhë të parë”.

“Barcelona do të humbasë rreth gjashtë milion euro”.

Pamje nga ndeshja e parë. (Foto:  Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Natyrisht ka keqardhje pasi prek anëtarët e klubit, tifozët dhe botën e futbollit. Ne jemi në mes të një situate unike”, ka thënë Bartomeu për Circulo Ecuestre de Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version