Vetvetiu është aq efektive sa që bashkë me veshje të kësaj ngjyre nuk do të keni nevojë për më shumë detaje të tjera
Gjithashtu, kjo është njëra ndër ngjyrat të cilën është paksa më e vështirë të përshtatet për të gjitha rastet, mirëpo me këto pesë këshilla, kjo gjë do t’ju shkojë lehtë për dore! – transmeton Telegrafi.
1. Përshtatja me ngjyrat e tjera
Kjo nuancë fenomenale më së miri shkon me ngjyrën e bardhë dhe bezhë. Bashkë me pantallonat apo fundet ngjyrë tirkizi bartni këmishë të bardhë, ndërkaq bashkë me kombinezonin apo fustanin tirkiz bartni këpucë dhe çantë ngjyrë bezhë.
2. Detajet elegante
Nëse dëshironi që çdo kombinim ta pasuroni dhe ta ngrini në nivel më të lartë, lozni me detajet ngjyrë metalike me efektin e pasqyrës. Ato shkojnë në mënyrë fantastike me rroba ngjyrë tirkizi.
3. Stolitë dhe këpucët
Bashkë me rrobat tirkiz më së miri shkojnë stolitë e arta dhe të argjendta, si edhe këpucët e zakonshme.
Nga ana tjetër, nëse keni zgjedhur që stolitë dhe këpucët të jenë ngjyrë tirkizi, bartni bashkë me rrobat e modeleve më të thjeshta dhe me ngjyra të buta, mirëpo me dezenë të nuancave të larme ngjyrë të kaltër.
4. Thjeshtësia
Ngjyra tirkiz është mjaftueshëm e fuqishme dhe vetvetiu aq e efektshme, sa që bashkë me të nuk nevojiten pjesë të tjera, pos atyre të thjeshtave. Ky kombinim mund të jetë perfekt për punë.
5. Grimi
Nëse dëshironi që edhe në fytyrë të vini ngjyrë tirkizi, përzieni hijesimet në këtë nuancë me të bardhën dhe të zezën.
Bashkë me këtë do t’ju jetë plotësisht e mjaftueshme nuanca e butë e ngjyrës së trëndafiltë e buzëkuqit apo nuanca ngjyrë kremi.
/Telegrafi/