Deri në marsin e vitit të ardhshëm çiftet kanë mundësi që të bëhen bashkëpronarë të pasurisë së tyre të paluajtshme pa paguar asnjë cent.
Këtë ia mundëson Udhëzimi administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, shkruan sot Koha Ditore.
Udhëzimi është bërë për të lehtësuar procedurat dhe koston e bartjes së pronësisë edhe te gratë me qëllim të rritjes së numrit të grave të regjistruara si pronare të përbashkëta, si dhe me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike midis burrave dhe grave në të drejtën pronësore.