Site icon Telegrafi

I bartim shpesh, por nuk janë të thjeshta për mirëmbajtje. Pastrimi i atleteve të bardha bëhet kështu

E dini si shkëlqejnë atletet e bardha kur sapo i keni blerë, ndërkaq shpejt humbin ngjyrën nga ndyrësitë? Dhe sado që t’i pastroni, assesi nuk bëhen sërish të bardha?

Qe se si ta zgjidhni këtë problem dhe sërish të keni vërtet atlete të bardha! – transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:

▪ sodë bikarbonati,
▪ peroksid hidrogjeni të lëngshëm,
▪ brusha (më së miri është të merrni brushën e vjetër të dhëmbëve),
▪ eliminuesi i llakut nga thonjtë
▪ pak pambuk.

Në një enë përzieni pesë lugë sodë bikarbonati dhe shtoni një filxhan ujë dhe përzieni.

Shtoni dy lugë të vogla detergjent të enëve, dhe sërish përzieni, pastaj shtoni dy lugë të vogla hidrogjen peroksid dhe sërish përzieni.

Në këtë tretje njomni brushën, me të cilën pastaj do të fërkoni atletet.

Në fund, me peshqir hiqni tepricën nga atletet.

Në pambuk qitni pak eliminues llaku të thonjve dhe pastroni skajet anësore të shollës, dhe do të keni sërish atlete sikur të reja! /Telegrafi/

Exit mobile version