Telegrafi

Barti në valixhe trupin vdekur të ish-bashkëshortes, dënohet me burg të përjetshëm (Video)

Ashwin Daudia nga Laicester e Anglisë, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u gjend fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe tentimit të fshehjes provave.

Burri 51-vjeçar e kishte ngufatur atë me shall në fyt, pastaj ia ka lidhur trupin me kabllo dhe e ka futur në valixhe, të cilën e ka lënë te kontejnerët, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ishin shkurorëzuar, ata jetonin ende bashkë, pasi prisnin derisa të shitej shtëpia, ndërsa kishin grindje të vazhdueshme.

“E ke zhveshur nga çdo dinjitet, megjithëse ishte e vdekur. I ke ndaluar të birit, të ketë nënë”, ka thënë mes tjerash gjykatësi, para se ti shqiptonte dënimin.

Pamjet rrëqethëse që mund t’i shihni më poshtë, e tregojnë atë teksa tërheqë valixhen në errësirë, për ta larguar nga shtëpia. /Telegrafi/