Çantat me rrjetë mund të kombinohen me një fustan elegant apo xhinse dhe janë të përsosura për verën sepse na kujtojnë detin, gjithashtu mund të zgjidhni një version më serioz me detaje lëkure
Nga çorapet me rrjetë te çantat ushqimore, trendi i materialit me vrima i ka çmendur gratë për dekada. Pjesët rrjetë janë të çuditshme, sfiduese, por gjithashtu nxjerrin gjallëri në varësi të asaj me çfarë i kombinoni.
Çanta rrjetë u shfaq në vitin 2018, dhe në fakt ishte një çantë në të cilën ruanin frutat dhe perimet e blera në treg. Grave u pëlqeu ideja për ta mbajtur atë çantë për çdo ditë, sepse është praktike dhe mund të vendosin shumë gjëra në të, shumë gjëra që nuk janë shumë të vogla, sepse, ndryshe, do të bien jashtë.
Vitet e fundit, shumë marka kanë lëshuar në treg versione rrjetë, si p.sh. Longchamp, e cila është e njohur për çantat e saj të mëdha praktike që i përshtaten “të gjithë jetës suaj” dhe që gjithashtu iu bashkua trendit, transmeton Telegrafi.
Ky trend i njëjtë, por i modifikuar i çantave me rrjetë, është i popullarizuar këtë verë, por në vend që
të ekspozoni përmbajtjen e çantës, keni një mbështjellëse lëkure ose kanavacë pas strukturës rrjetë.
Ideja pas saj është një litar i qëndisur që jep vizualisht një motiv detar, si litari që përdoret për të lidhur anijet ose për të bërë rrjeta për kapjen e peshkut.
Në dyqane mund të gjeni variacione të ndryshme me doreza lëkure, në formë ‘kove’ ose me disa motive. Madje ka versione me “gjethe” me shkëlqim që mund të përdoren për një dukje në mbrëmje.
Përshtaten shumë me stilin popullor boho dhe duke pasur parasysh që është i pëlqyer për momentin, nuk është çudi që këto çanta kanë vërshuar sërish dyqanet.
/Telegrafi/