Site icon Telegrafi

Bartë njëmijë hajmali për t’u mbrojtur nga shpirti i keq

Ky 40 vjeçar mbikëqyrës në një firmë në qytetin Chaingmai thotë se hajmalitë e tij peshojnë rreth 30 kilogramë, por kjo nuk paraqet fare problem për të.

“Që kur kam qenë i vogël jam frikësuar shumë prej shpirtrave dhe gjithmonë ëndërroj se do të më pushtojnë shpirtrat e këqij. Kam filluar t’i bart disa hajmali para 20 vitesh, ndërsa tash kam rreth 1.000”, thotë ai.

Disa nga hajmalitë që ai bart janë shumë të vlefshme, edhe pse siç thotë, më nuk u frikësohet shpirtrave si dikur, bartja e hajmalive i është bërë shprehi. Tash më shumë u frikësohet hajnave sesa shpirtrave të këqij. /Telegrafi/

Exit mobile version