Site icon Telegrafi

Bart bluzën “e dua martesën time” e për pak e mbytë gruan

Policia amerikane ka arrestuar Bradley Gellertin, nga Tampa e Floridës, një këshilltar 32-vjeçar financiar, për shkak të dhunës në familje.

Duke u zënë me gruan e tij, ai ka filluar t’i bërtasë e më pas edhe ta gjuaj me krejt ato që i kanë qëlluar afër dorës. Supozohet se e ka kapur për fyti dhe e ka ngufatur. E sulmuara ka arritur të ikë disi dhe e ka lajmëruar në polici.

Policia ka konstatuar se në një moment gruaja anonime ka qenë e shtrirë për dysheme ku edhe ka marrë disa gërvishtje në këmbë dhe shenja të kuqe në fyt.

Bluza “e dua martesën time” është e karakterit promovues dhe lidhet me filmin "Fireproof" nga viti 2008 me aktorin Kirk Cameron në rolin kryesor. Bëhet fjalë për një zjarrfikës i cili i kthehet religjionit, derisa në të njëjtën kohë tenton të shpëtojë martesën e tij.

Exit mobile version