Telegrafi

Barrymore tregon përditshmërinë pa zbukurime shtesë – si duket dhoma e saj para pastrimit

(Foto: Getty)

Aktorja hollivudiane, Dreë Barrymore, ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku tregon se si duket dhoma e saj para pastrimit.

Në një klip të shkurtër, ajo ua ka treguar fansave dhomën e gjumit në shtëpinë e saj në Neë York, ku shihet një zyrë plot me kuti dhe letra të shpërndara në tavolinën e saj, një shtrat i parregulluar, këpucë në dysheme, sende të hequra nga raftet dhe një banjë plot me produkte kozmetike.

“Më tregoni dhomën tuaj para dhe pasi ta pastroni. Unë do të jem e para”, ka thënë Barrymore në këtë postim.

Lexo po ashtu Drew Barrymore shpërndan një fotografi pa makijazh për ditëlindjen e saj të 47-të

Më pas e ka treguar dhomën e gjumit pas pastrimit dhe vendosi të ecte me një fustan vezullues dhe të festojë me një kërcim gëzimi.

Fansat janë mahnitur me ndershmërinë e saj, sepse ajo tregoi përditshmërinë pa zbukurime shtesë dhe se ajo është një nga personazhet e rrallë të famshëm që është si çdo person tjetër mesatar që pastron vetë rrëmujën e saj. /Telegrafi/