Telegrafi

Barrymore do t’i tregojë vajzës për drogën

Aktorja amerikane filloi të merrte drogë në moshën 16-vjeçare dhe më pas u bë e varur. Gjatë periudhës së vështirë në jetën e saj, ajo pati dy martesa të dështuara, njëra zgjati vetëm dy muaj (1994) dhe tjetra më pak se një vit (2001).

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Oprah Winfreyt, 37-vjeçarja ka theksuar se do t’ia shpjegojë gjithçka vajzës së saj kur të rritet.

Aktorja e ka kritikuar nënën e saj për faktin se nuk i kishte qëndruar kurrë pranë dhe është zotuar se nuk do ta bëjë të njëjtin gabim me fëmijën e saj.

Më 26 shtator 2012, Barrymore solli në jetë fëmijën e parë, vajzën Olive Barrymore Kopelman. /Telegrafi/