Telegrafi

Barroso: Veprime, jo fjalë

"Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për fjalë, por për veprime. Na duhet të zbatojmë planin e rimëkëmbjes dhe të zbatojmë paketat stimuluse fiskale", tha Barroso, kreu i Komisionit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së do kërkojnë më shumë fonde për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe rregullore më të mira për tregjet financiare. Vendet e BE-së në dallim nga SHBA-të nuk duan të miratojnë paketa të reja ndihme për ekonomitë e tyre.

BE-ja do të shpenzojë 400 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dy viteve të fundit. SHBA-të thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme. /rel/