Telegrafi

Barroso: Ulja e kreditit në Portugali shqetësuese

Dy muaj më parë, Portugalia mori një paketë ndihme me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë, por sipas raportit të "Moody Investors" vendit do të duhet një paketë e dytë.

Barroso në Strasburg, tha se Portugalia ka filluar një program ndryshimesh dhe se do të varet nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të garantuar se vendi do të përmbushë kërkesat e këtij programi.

Portugalia i bashkohet Greqisë, Irlandës, dhe Spanjës, në përpjekjet për të dalë nga borxhet e mëdha që po rrënojnë ekonomitë e tyre kombëtare. /Telegrafi/