Telegrafi

Barroso: Kriza do të rrisë ndjeshëm papunësinë

“Parashikohet që papunësia të vijë në rritje dhe që në vitin 2009 të ngjitet në 10%, shumë më tepër krahasuar me parashikimet e fundit”, ka deklaruar Barroso.

Ai ka shtuar se në samitin e liderëve të BE-së mbi punësimin, që do të mbahet me 7 maj në Pragë duhet të dilet me strategji dhe zgjidhje të reja për të kufizuar sa më shumë impaktin social të krizës. /tch/telegrafi/