Telegrafi

Barroso: Greqia të bëjë detyrat e saj për ndihmat

Barroso gjatë një konference për media tha se kushti i parë për sukses është që Greqia të marrë ndihmën dhe të jetë e gatshme të bëjë në këtë pikë edhe detyrën e saj.

Ndërkohë sipas televizionit shtetëror grek NET, të hënën kryeministri Jorgos Papandreu do të takohet me presidentin e KE-së, Barroso. Në përpjekjet për të shmangur një falimentim shtetëror kryeministri grek riformatoi kabinetin e tij. /Telegrafi/