Telegrafi

Barroso: Evropa e gatshme të zvogëlojë praninë në FMN

Këtë e theksoi kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në intervistën për International Herald Tribune para takimit të liderëve të G20 në Washington.

Ai theksoi se liderët evropianë e kanë pranuar "praninë e tyre shumë të madhe" në institucionet siç është Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN).

"Duke marrë parasysh kontaktet që i kisha dhe frymën e përgjithshme të diskutimit me liderët e shefave të shteteve, ekziston transparencë që të vendoset rol më i madh i ekonomive me zhvillim të shpejtuar", theksoi Barrozo për gazetën, duke shtuar se zëri i Kinës duhet të dëgjohet gjithnjë e më zëshëm në krahasim me forcimin e ekonomisë së saj.

Sipas paralajmërimeve, në samitin në Washington, liderët botërorë do ta rishqyrtojnë rolin e FMN-së, duke i dhënë rol më të madh mbikëqyrjes së sistemit global financiar.

SHBA-të në këtë moment kanë 16.77 për qind të trupit të përgjithshëm votues në FMN, Gjermani ka 5,88, Britania e Madhe dhe Franca nga 4,86 , përderisa Kina ka 2,66 për qind.

Barrozo sqaroi se ndonëse të gjithë evropianët bashkë kanë pjesë më të madhe të trupit votues në FMN sesa SHBA-të, ata kanë ndikim më të vogël për shkak se më shpesh paraqiten si qeveri nacionale, sesa si grup.