Telegrafi

Barroso: BE nuk po e shtyn Portugalinë të kërkojë ndihmë

Barroso ka hedhur poshtë raportet e mediave se edhe Portugalia mund të ndjekë hapin e Irlandës në kërkimin e pakos së ndihmave nga BE-ja.

“Mendoj se një nga problemet që kishim së fundi, është se disa liderë politikë po bëjnë çdo ditë deklarata në vend se të marrin vendime”, ka thënë Barroso në Paris./Telegrafi/