Telegrafi

Barroso: BE-ja përgatitet për ndërprerje të furnizimit të gazit

"Me vazhdimin e "kontestit të gazit" midis Rusisë dhe Ukrainës rreth çmimit të tranzitimit të gazit, BE-ja doemos duhet të jetë e përgatitur për më të keqen, gjegjësisht për ndërprerje të re të furnizimit të gazit", vlerësoi Barroso.

Ai u angazhua për përmirësimin e infrastrukturës, e cila do të mundësonte furnizim të papenguar të gazit "atje ku është i domosdoshëm".

Barroso propozoi t`i kushtohet më shumë vëmendje ndërtimit të depove të reja nëntokësore të gazit në Evropë dhe të rriten rezervat e naftës si karburant alternativ. /Makfaks/