Site icon Telegrafi

Barometri, vetëm 8 përqind e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës në Shqipëri

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1,000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.

Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania qytetarët kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e opozitës. Ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës janë 8 për qind e qytetarëve.

Ndërkohë 70 për qind e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës dhe 20 për qind kanë vlerësim neutral.

Nga qytetarët që kanë votuar PD dhe aleatët në vitin 2021, 20.2 për qind e tyre kanë vlerësim pozitiv për punën e opozitës, 44.8 për qind e tyre vlerësim negativ dhe 35 për qind vlerësim neutral. /Telegrafi/

 

Exit mobile version