Telegrafi

Barnes & Noble nxjerrin Nook Color 2?

Lexuesi i ri elektronik nga Barnes & Noble pritet të dal në treg gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa i njëjti thuhet se do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inçësh.

Për më shumë, raporti i DigiTimes thotë se Nook Color 2 do të vijë me një gamë të re të performancave, duke përfshirë edhe mbështetjen për email, lojëra, aplikacione dhe funksione tjera të avancuara, të cilat nuk kanë qenë në versionin paraprak.

Natyrisht  se për të besuar në të gjitha këto të thëna, duhet edhe një njoftim zyrtar nga Barnes & Noble, edhe pse dyshohet se ndonjëra prej këtyre karakteristikave do të mungojë. / Telegrafi /