Testi i shtatzënisë, matja e shtypjes së gjakut dhe sheqerit në gjak do të mund të bëhen edhe në barnatore, kështu parashihet me ndryshimet në ofrimin e shërbimeve mjekësore të cilat u diskutuan ndërmjet Agjencisë së barnave dhe barnatoreve private, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Marija Darkovska-Serafimovska, drejtore e Agjencisë së barnave ka thënë se ky diskutim është iniciuar nga barnatoret private të frymëzuar nga përvojat e vendeve evropiane ku këto shërbime mjekësore përveç nëpër spitale mund të merren edhe në barnatore.
Këto teste do të mund të kryhen ne vende të posaçme brenda barnatoreve dhe në këtë mënyrë do të kursehen gjinekologët dhe mjekët amë nga kontrollet e tepërta.
Në parim, barnatoret kanë rënë dakord me propozimin dhe në javët në vijim do të duhet të mbushin edhe një fletë anketimi në të cilën do ti japin mendimet dhe kërkesat e tyre, madje mund të propozojnë që të kryhen edhe shërbime tjera në barnatoret e vendit./Telegrafi/