Telegrafi

Barnatoret e komunës së Drenasit duhet të respektojnë rregulloren komunale e cila është në fuqi

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se barnatoret e kësaj komune duhet zbatuar orarin sipas vendimit të Kuvendit të Drenasit të datës 31 janar 2019.

Në njoftimin për media thuhet se ky orar ka plotësuar dhe ndryshuar rregulloren komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Drenasit.

“Pas marrjes së disa kërkesave nga ana e bizneseve të barnatoreve në territorin e komunës së Drenasit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ne bashkëpunim më Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndjen për obligim të njoftoj të gjitha bizneset e barnatoreve se orari i punës vazhdon të jetë sipas vendimit të Kuvendit të Komunës i datës 31.01.2019 i cili e ka plotësuar dhe ndryshuar rregulloren komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës se organizatave të biznesit në komunën e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas njoftimit, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi ka njoftuar përfaqësuesit e barnatoreve se orari për kujdestari dhe orari i rregullt mbetet sipas marrëveshjes mes përfaqësuesit e barnatoreve çdo herë duke respektuar edhe vendimin komunal për plotësim ndryshimin e Rregullores Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Drenasit.

“Sipas vendimit të kuvendit e cila është e publikuar edhe në ueb faqe zyrtare të komunës, orari i periudhës verore është nga ora 08:00-21:00 , periudha dimërore nga ora 08:00-19:00 kurse vikendit (e diele) dhe gjatë festave zyrtare do të kujdestarohet 24 orë, përjashtimisht në raste urgjente mund të punohet edhe jashtë orarit të paraparë më lartë. Ndërsa të shtunave do të punohet nga ora 08:00 deri në ora 14:00”, thekson njoftimi./Telegrafi/