Barnat që parandalojnë koagulimin e gjakut mund të ndihmojnë në raste të rënda të COVID-19, tregoi një studim i lëshuar të mërkurën.
Zbulimi nga një ekip në spitalin Mount Sinai në Nju Jork mund të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi madhor që hasin mjekët në të gjithë botën në trajtimin e të sëmurëve me coronavirus, ku mpiksja e gjakut është një nga komplikimet më të rënda nga COVID-19, shkruan CNN.
Ekipi njoftoi se po vazhdon hulumtimin mbi efektet e ilaçeve kundër koagulimit të gjakut për të zbuluar se cili funksionon më mirë dhe në cilën dozë, transmeton Telegrafi.
“Pacientët që morën ilaçet kundër koagulimit të gjakut ishin më mirë se ata që nuk kishin marrë ilaçe të tilla”, tha Dr. Valentin Fuster, drejtor i spotalit Mount Sinai, për CNN.
Rezultatet nuk janë ende të qarta sa duhet, dhe ekipi vëren se ilaçet e koagulimit të gjakut ka më shumë të ngjarë t’u jepen pacientëve me gjendje të rënduar nga COVID-19.
Fuster dhe ekipi i tij hulumtues përfshinë më shumë se 2,700 pacientë të trajtuar në spitalin Mount Sinai, dhe që nga marsi, u është dhënë disa pacientëve ilaç kundër koagulimit të gjakut.
Ekipi iu kishte dhënë këtë ilaç pacientëve që janë në respiratorë dhe ata zbuluan se gjendja e tyre ishte më e mirë, në krahasim me pacientët të cilët nuk kishin marrë ilaçe kundër koagulimit të gjakut. /Telegrafi/