Telegrafi

Barnat e paregjistruara të Serbisë, vazhdojnë të shiten në Kosovë (Video)

Në tregun e Kosovës vazhdojnë të shiten barna të prodhimeve serbe të paregjistruara.

Megjithëse është një marrëveshje përmes së cilës ato do të duhej të regjistroheshin nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale, kompanitë farmaceutike nga Serbia nuk pranojnë të regjistrohen, raporton KTV.

Ndërkaq shifra e atyre që i janë nënshtruar regjistrimit për vitin e kaluar, kap vlerën e më shumë se 2 milionë eurove, derisa vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, rreth 200 mijë është vlera e barnave të regjistruar.

Se barnat në tregun e Kosovës janë të paregjistruara, e pranon edhe vetë institucioni që do të duhej të kryente këtë punë për të cilën thonë se janë në proces.

Për institucionet kosovare, kontrabandimi me barna nga shteti serb mbetet sfidë, derisa të kontrabanduara janë kryesisht sasi e vogël barnash, të cilat kanë kosto të lartë.