Site icon Telegrafi

Barlet Muhaxhiri shpallet kampion në bodybuilding për kategorinë mbi 100 kilogramë

Barlet Muhaxhiri është gjakovari i cili ka arritur të shpallet kampion në kategorinë mbi 100 kilogramë dhe arriti të fitojë trofe, duke theksuar që synimet e tij janë që të stoliset me sa më shumë medalje

Në qytetin e Tiranës është mbajtur gara për bodibilderin më të mirë.

Në garën e Bodybuilding, gjakovari, Barlet Muhaxhiri ka arritur të shpallet kampion në katëgorinë mbi 100 kilogramë.

Në këtë garë e cila ishte e organizuar nga Federata Shqiptare, morën pjesë mbi 60 garues të kategorive të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria, teksa sportisti prishtinas arriti të stoliset me trofe.

Muhaxhiri edhe më parë ka ditur të fitojë trofe të ndryshëm, teksa është shprehur se synimet e tij janë që të stoliset me sa më shumë medalje.

Exit mobile version