Një grua e cila ishte shtatzënë me trinjakë është bërë virale me formën të pazakontë që mori barku i saj gjatë shtatzënisë.
Barku i saj i fryrë kishte ‘tronditur’ njerëzit në internet, transmeton Telegrafi.
Michella Meier-Morsi pati lindur djemtë e saj trinjakë Theodore, Charles dhe Gabriel vitin e kaluar, derisa edhe në vitin 2018 kishte lindur binjakë.
Ndonëse dokumenton jetën e saj ‘kaotike’ për familjen e saj në TikTok, ishte barku i saj i fryrë që i bënte njerëzit të flasin më shumë.
Në TikTok, ajo ndau një video të barkut të saj masiv dhe kishte grumbulluar qindra miliona shikime, miliona pëlqime dhe qindra mijëra komente.
Me trinjakët, është e natyrshme që barku i saj të zgjerohet, por Michella tha se ajo kishte “dhimbje ekstreme” gjatë shtatzënisë dhe duhej të lindte përmes prerjes cezariane në javën e 35-të, sepse stomaku i saj ishte shumë i madh.
Fatmirësisht, djemtë e saj u lindën të gjithë krejtësisht të shëndetshëm dhe në disa pamje të reja ajo tregon fëmijët 17-muajsh duke buzëqeshur. /Telegrafi/