Site icon Telegrafi

Barkley objektiv i skuadrave nga Manchesteri

 

Talenti i madh anglez, Ross Barkley është në rrugë të mirë për tu larguar nga Evertoni.

Anësori 22-vjeçar është bërë objektiv i dy skuadrave nga Manchesteri, Man City dhe Man United.

Lajmet e fundit nga Anglia tregojnë se Barkley ka vendosur largimin e tij në Everton, por ende nuk ka zgjedhur për skuadrën e tij të re.

United mbetet favorite për transferimin e lojtarit, por City duket më këmbëngulëse për të.

Gjithnjë sipas gazetave angleze, City ka dërguar ofertë prej 35 milionë euro, ndërsa Everton është duke pritur një ofertë më të lartë nga United për yllin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version