Telegrafi

Barkley kritikon LeBronin: Ai po tregohet i dobët me kërkesat pa fund (Video)

Shpërthimi i fundit i LeBron James i cili ka kërkuar nga klubi lojtarë të rinj pas disfatave të shumta, nuk është pritur mirë nga analistët.

Eksperti i NBA në TNT, ish lojtari Charles Barkley ka kritikuar LeBronin për këtë qëndrim, duke thënë se ai po tregohet i dobët me këtë qasje.

“Jo adekuate. Qaramane. Shumë i dobët”.

“Cleveland Cavaliers i kanë dhënë atij gjithë çka deshi. Ata kanë listën e pagave më të larta në histori të NBA. Ai kërkoi JR Smith gjatë verës, e paguan. Ai kërkoi Shumpertin verës, e paguan. Ata e sollën për të edhe Kyle Korverin”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. A po i kërkon ai të gjithë lojtarët më të mirë? A nuk dëshiron konkurrencë? Ai është lojtar fantastik. Ata janë kampionët aktual”, deklaroi Barkley. /Telegrafi/