E ardhmja e Ross Barkley është larg Evertonit, ndërsa për të mbetet në garë Tottenham dhe Chelsea.
24-vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga skuadra gjatë janarit.
Mesfushori i kombëtares angleze kërkohet me insistim nga Tottenham e Chelsea që do të bëjnë maksimumin për ta pasur në skuadrën e tyre për pjesën e mbetur të kampionatit.
Sipas mediave angleze, për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të futbollistit.
Në janar pritet të ketë diçka më konkretisht.
Ai edhe gjatë verës ishte i kërkuar pikërisht nga këto dy skuadra, me Chelsean që ishin në avantazh.
Barkley këtë sezon ka zhvilluar më pak ndeshje me Evertonin. /Telegrafi/