Site icon Telegrafi

Barkley dhe Willian u konfrontuan verbalisht në momentin e penalltisë së humbur të Chelseat ndaj Valencias

Ross Barkley dhe Willian patën një konfrontim verbal para penalltisë së humbur të Chelseat kundër Valencia në Stamford Bridge.

Mesfushori anglez nuk deshi të dëgjojë shokun e tij të skuadrës dhe ishte shumë i vendosur ta godiste vet penalltinë në minutën e 87-të.

Megjithatë, 25-vjeçari Barkley mbeti me fytyrë të kuqe, pasi humbi penalltinë dhe Chelsea u mposht 0-1 në ndeshjen e para të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Barkley qëndroi mbi topin e penalltisë që nga fillimi përpara se Tammy Abraham dhe Willian të vinin për ta biseduar me atë rreth asaj se kush do ta godas.

Abraham u largua menjëherë, por braziliani Willian kishte nevojë për t’u bindur më shumë për ta lënë Barkleyn të marrë goditjen e penalltisë.

Ish-mesfushori i Evertonit madje i dha Willianit disa gjeste me dorë për t’i thënë që të pushonte dhe ai e mori përsipër goditjen, por u la në siklet.

Barkley goditi penalltinë mbi portë  dhe ekipi i Frank Lampardit u mundën 1-0 nga skuadra spanjolle falë golit të Rodrigos (74′). /Telegrafi/

https://twitter.com/RouteOneTweets/status/1174064488540229633

Exit mobile version