Telegrafi

Barkën që e rinovoi për pesë vjet, iu fundos sapo e vuri në det (Foto)

Richard Ogilvy nga Moray i Skocisë, ka vendosur të kaloi ditët e pensionimit duke rinovuar një barkë të kohës së para Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që t’ia kthente lavdinë e dikurshme.

Pas pesë vitesh punë intensive dhe shpenzimit të rreth 15 mijë eurove, pensionist më në fund u gëzua se dëshira tij po bëhet realitet, transmeton Telegrafi.

Krenar me barkën që sërish e ktheu në det

Mirëpo, diçka nuk ka qenë në rregull dhe lundra nga druri e vjetër afro 80 vjet, ka nisur të fundoset dhe pas pak minutash ka qenë nën sipërfaqen e detit.

Vështirë shpëtuan nga fundosja që ndodhi brenda minutave

“Dëgjuam një krismë të fuqishme dhe uji mbushi pjesën e poshtme. U nisa së bashku me të birin, por shumë vështirë shpëtuam”, ka thënë 75-vjeçari Ogilvy lidhur me rastin.

Pas pesë vitesh punë, barka përfundoi nën ujë

Barka e zhytur afro tre metra thellë, është nxjerrë sërish në port dhe po bëhen kontrolle se ku janë bërë prishjet.

Nxirret sërish në port që t’ia bëjnë kontrollet

Pas rinovimit, barka është dashur t’i nënshtrohet kontrollit profesionist dhe jo të nisej në det, pasi shkaku i punës amatore pasojat kanë mundur të jenë edhe më të mëdha. /Telegrafi/